Prokuroria në Prizren do ta hetojë ‘skandalin’ me tenderin e Covid-19 në Dragash

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Opoja

Gazeta Infokus, e cila disa ditë më herët kishte raportuar për parregullsi në procedurat e tenderimit në tenderin për teste serologjike dhe furnizime me materiale të tjera për mbrojtje nga Covid-19, të shpallur nga drejtoria e Shëndetësisë në Dragash, ka shkruar se Prokuroria Themelore në Prizren pritet t’i fillojë hetimet në lidhje me këtë tender.

Sipas Gazetës Infokus, prokurori Lutfi Morina ka thënë se lënda për këtë çështje është dorëzuar në prokurori, dhe se nëse qëndrojnë raportimet e kësaj gazete, atëherë do të merren masa.

Lidhur me këtë çështje kishte reaguar edhe drejtori i Shëndetësisë në komunën e Dragashit, Behar Brenoli. Ai në një reagim dërguar në Opoja.net kishte thënë se raportimet e Gazetës Infokus janë sulme personale ndaj tij dhe ndaj institucioneve komunale në Dragash./Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-