Humanisti dhe veprimtari i Shoqatës Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, përmes një videoje ka njoftuar se falë donatorëve të shoqatës që ai drejton kanë arritur ta hapin shtëpinë e pleqve, e cila do të shërbejë për strehim, përkujdesje dhe trajtim shëndetësor të të gjithë të moshuarve që kanë nevojë.
“Unë, i emocionuar dhe i gëzuar si asnjëherë më parë, kam nderin të ju them se shtëpia e pleqve është gati”, ka thënë Halil Kastrati.
Ai u ka sugjeruar të gjithë atyre që e përcjellin që t’i njoftojnë të afërmit e tyre të moshuar, ose të moshuar të tjerë që njohin, që të shkojnë dhe të bëjnë kërkesë për t’pranuar në shtëpinë e të moshuarve.
Për informata më të hollësishme dhe kriteret për të aplikuar mund ta përcillni videon e publikuar në këtë link.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.