Shaban Shabani i shkon për urime kryetarit të ri të Bashkësisë Islame në Dragash

Opoja.net Opoja.net Opoja

Këshilli i BI në Dragash ka njoftuar për një vizitë të kreut të Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, në zyrën e tyre, me qëllim të urimit për emërimin e kryetarit të ri të këtij Këshilli. Bashkë me kryetarin Shabani për vizitë ishin edhe edhe nënkryetarët Selami Saiti dhe Sherif Aga.

Ju kujtojmë se imami Driton Qengaj është emëruar kryetar i Këshillit të BI në Dragash.

“Pas urimeve të përzemerta të dy kryetaret u zotuan në thellimin e bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashket te të dy institucioneve në tejkalimin e sfidave të popullatës tonë”, thuhet në njoftimin e Këshillit të BI në Dragash.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-