I bleu një karrocë për invalid, pastaj djaloshi i tha diçka që e befasoi dhe mahniti

Linda Guraj Linda Guraj Artikuj

Në një emision
televiziv, drejtuesi i emisionit e pyeti mysafirin e tij, përndryshe një
milioner: „Cili është momenti më i lumtur në jetën tënde?“

Milioneri u
përgjigj: „Një ditë, një mik i imi më kërkoi të ndihmoja për të blerë disa
karroca për një grup fëmijësh me aftësi të kufizuara. Dhe unë menjëherë dhurova
mjeteqë të blehen karrocat, por miku im këmbënguli që unë të shkoja me të dhe
personalisht t’ua jepja dhuratat e miafëmijëve me aftësi të kufizuara. Unë e
dëgjova, dhe shkova me të dhe ua dhashë fëmijëve karrocat meqë rast e pashë një
gëzim të papërshkrueshëm në fytyrat e fëmijëve, të cilët filluan t’i ngasin
karrocat në të gjitha drejtimet, duke qeshur dhe duke u lumturuar, sikur të
ishin në një park zbavitës.

Por ajo që
më solli veçanërisht gëzim dhe lumturi në zemrën time,është ajo se njëri nga
fëmijët, në momentin kur unë doja të largohesha, u kap për këmbën time, dhe më
mbajti fort për këmbë, ndërsa shikimi i tij fëminor ishte i drejtuar dhe i
përqendruar në fytyrën time. Unë u përkula dhe e pyeta: „O bir, a dëshiron
diçka tjetër nga unë para se të largohem?“

Përgjigja e
tij ishte e habitshme; nga ajo përgjigje unë e mësova kuptimin e lumturisë së
vërtetë dhe ajo ma ndryshoi plotësisht jetën time.

Ai më tha: „Unë
dua t’imbaj në mend mirë tiparet e fytyrës tënde, që të të njohkur të takohemi
në xhenet, dhe të të falënderoj edhe një herë para Allahut të Plotfuqishëm!“

Fjalët e
djaloshit më tronditën shumë dhe më bënë të lotoj! Atëherë unë e mësova
kuptimin e vërtetë të sadakës dhe se si ajo ka efekte të mrekullueshme në jetën
e njeriut.“

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-