Djali im ka diplomë të mirë, punë dhe shumë para. a është i gatshëm për martesë?

Linda Guraj Linda Guraj Artikuj

Një burrë
shkoi tek shejh Sulejman Moola. Ai i tha atij se ka një djalë, i cili ka këtë
dhe atë diplomë, këtë dhe atë punë, dhe fiton një shumë të madhe të parave. Ai
e pyeti shejhun: “Unë mendoj se djali im është i gatshëm për martesë. A
keni në mendje ndonjë vajzë dhe a pajtoheni se ai është i gatshëm për martesë?”

Shejhu u
përgjigj me qetësi: “Jo, djali juaj nuk është i gatshëm për martesë. Ai
është i gatshëm për divorc (shkurorëzim)!“

Cili është
qëllimi i martesës?

Kjo është
një pyetje, të cilën duhet t’ia bëjmë vetes menjëherë, pavarësisht se a jemi të
martuar apo jo. Nëse jeni i martuar, rinovoni nijjetin tuaj. Nëse ende nuk e
keni bërë, vendosni gjërat menjëherë në vendin e tyre. Nuk është vonë, ende keni
kohë.

Le të edukohemi
rreth suneteve të martesës, në mënyrë që ta vërejmë dallimin midis zakoneve të
njerëzve dhe fesë. Në tregimin e mësipërm, të gjitha kriteret kryesore që babaii
ka vendosur për djalin e tij janë të natyrës materialiste. Nëse materializmi
nuk ekuilibrohet me besim të fortë, atëherë kemi recetë për martesë të
dështuar.

Kur kërkimi
i kënaqësisë së Allahut nuk është qëllimi kryesor, atëherë ne ndjekim rrugën
dështimit tonë. Siç ka thënë imam Hasan el-Basriu:“Asgjë tjetër përveç
nijjetit të sinqertë nuk i ka bërë banorët e xhenetit banorë
të tij.“

Ky tregim,
gjithashtu, vlen edhe në drejtim të kundërt. Nëse një vajzë ka diplomë, punë
dhe para, kjo nuk do të thotë se ajo është e gatshme për martesë, nëse nuk ka
besim në Allahun dhe qëllimi i saj i jetës është i paqartë. Është e nevojshme
të gjendet moderimi në gjithçka, kurse për shkak të kërkimit të të mirave
materiale nuk duhet ta harrojmë Atë që krijoi botën.

Autor: Ejmen Azlan;

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-