Kur duhet ta vendosni maskën dhe kur kjo nuk është e nevojshme?Ministria e Shëndetësisë ka publikuar udhëzuesin për përdorimin e maskave për mbrotje nga COVID-19.Në këtë udhëzues tregohet se kur qytetarët duhet që t’i bartin maskat dhe se kur një gjë e tillë nuk është e nevojshme.
Bazuar në udhëzuesin e MSH-së, maskën duhet ta vendosni në këto raste:Nëse jeni duke u kujdesur në shtëpi për një familjar tuajin me covid-19-Nëse jeni i sëmurë me COVID-19 ose dyshoni se jeni prekur nga COVID-19, mos dilni nga shtëpia, përveç rasteve për të shkuar te mjeku. Mundësisht, qëndroni në një dhomë të veçantë në shtëpinë tuaj.
-Gjatë qëndrimit në secilin institucion shëndetësor.-transporti publik (aeroplan, tren, kombi, taksi dhe autobus)-qendrat e transportit (stacionet dhe terminalet e autobusëve dhe trenave)-dyqane, supermarkete dhe qendra tregtare-ambiente që ofrojnë shërbime zyrtare, profesionale, juridike ose financiare (institucione zyrtare, postë, bankë, etj.)-ambiente që ofrojnë kujdes personal dhe trajtime bukurie (sallone ondulimi, berberë, sallone estetike, qendra masazhi, etj.)-qendra turistike dhe argëtuese (muze, galeri, kinema, teatër, salla e koncerteve, shtëpi të kulturës, salla dasmash etj.)-biblioteka dhe sallat e leximit publik
-faltoret (kishat, xhamitë)-qendrat e komunitetit, qendrat rinore, shtëpitë e kujdesit për të moshuarit-sallat e ekspozitave dhe konferencave-zonat publike në hotele dhe bujtina-depotë dhe mjediset e distribucionit-ambulantat veterinare“Maska duhet të vihet para se të hyni në këto vende dhe duhet ta mbani atë derisa të largoheni nëse nuk ka një ndonjë arsye për heqjen e saj.
Maskën dhe mbulesën e fytyrës duhet ta mbani edhe në mjediset e mbyllura, të cilat nuk janë të rradhitura këtu dhe në të cilat është vështirë të mbahet distanca sociale”, thuhet në udhëzuesin e MSH’së.
Ndërkohë, rastet kur nuk bartet maska janë:-Gjatë ecjes në rrugë kur jeni vetëm;-Te çdokush që ka probleme me frymëmarrje (të ofrohet dëshmia e sëmundjes së rrugëve të frymëmarrjes).-Nëse jeni vetëm në veturë-Njerëzit që nuk mund ta vendosin ose heqin maskën për shkak të ndonjë sëmundjeje fizike, mendore ose ndonjë dëmtimi e paaftësie-Personat shurdh-memecë.-Në momentet kur duhet të veprohet urgjentisht nga përfaqësuesit e autoriteteve (policët, punëtorët shëndetësorë, zjarrfikësit) për të dhënë ndihmë ose për të evituar kërcënimin e çfarëdo rreziku.-Në aktivitete që mund të shkaktojnë lagien e maskës, si p.sh. gjatë larjes në pishinë, liqe ose në det.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.