Zv. Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Kastrati vizitoi Komunën e Dragashit

Opoja.net Opoja.net Opoja

Zv. Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Kastrati vizitoi Komunën e Dragashit

Gjatë ditës së sotme, Komunën e Dragashit e vizitoi Zv. Ministri i Bujqësisë z.Bajram Kastrati i cili u prit nga Nënkryetari i Komunës, z Selami Saiti, Nënkryetari i Komuniteteve z. Sherif Aga, drejtori i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Inspeksionit z. Fejsal Halilovič dhe drejtori i DKRS-së z. Lirim Hajredini. Nënkryetari z. Selami Saiti dhe drejtori i Bujqësisë e njoftuan atë mbi gjendjen e fermerëve si dhe sfidat me të cilat po përballen ata.

Z. Kastrati theksoi se Ministria e Bujqësisë duke parë gjendjen e shkaktuar nga pandemia ka rritur shumën e subvencioneve për pagesa direkte e grante. Poashtu z. Kastrati na njoftoi se fermerët të cilët kanë aplikuar për kompenzimin e dëmeve brenda këtyre dy javëve do t’u bëhet kompenzimi.

Në fund, ai u zotua se bujqit të cilët kanë aplikuar për grante dhe i plotësojnë kushtet e kërkuara do të jenë përfitues të tyre.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-