Bastisen disa lokacione – Dy në Restelicë dhe në Kuk!

Opoja.net Opoja.net Opoja

Pas pranimit të një informate përmes rrjeteve sociale dhe mediave, për një video të shpërndarë më datën 20 gusht 2020 në fshatin Restelicë të Dragashit, ku shihen qartë personat duke shtënë me armë zjarri, policia rajonale në Prizren përkatësisht njësiti i hetimeve,

fillimisht ka identifikuar lokacionin dhe personat e dyshimtë dhe më pas, me autorizimin e Prokurorit të Shtetit, ka ndërmarrë masat e menjëhershme, duke ushtruar kontroll e më pas i ka ndaluar personat e dyshimtë, duke zhvilluar aksionin për tre ditë radhazi, ku janë kryer bastisje në fshatrat Restelicë dhe Kuk të Dragashit, Mohlan të Suharekës, Dragobil të Malishevës, si dhe në lagjen Arbana në Prizren. “Gjatë këtij aktiviteti janë gjetur dhe sekuestruar tri revole, dy armë gjuetie, 22 gëzhoja të shkrepura dhe 150 fishekë të kalibrave të ndryshëm”, thuhet mes tjerash në raportin e sotëm të Policisë rajonale në Prizren, duke dhënë edhe inicialet e personave të ndaluar:

A.B. Lindur në vitin 1982
F.H. Lindur në vitin 1987
G.B. Lindur në vitin 1979
F.H. Lindur në vitin 1981
A.P. Lindur në vitin 1981
SH.O. Lindur në vitin 1965

“Të gjithë personat e dyshimtë janë shtetas të Republikës së Kosovës. Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshimtit janë ndaluar në afat prej 48 orësh ndërsa me rastin po merren hetimet rajonale në Prizren”, thuhet në fund të komunikatës së lëshuar nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.

Radio Sharri – Dragash

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-