Urtësi nga suhufet (broshurat)

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Pjesë e transmetimit të theksuar në
komentin e hadithit të 12-të
në koleksionin “Komenti i 40 haditheve të Neveviut”

Pejgamberi (savs), në një
rast i thotë Ebu Dherrit (r.a.), kur ai e kishte pyetur për suhufet e Ibrahimit
(a.s.): “Ato kanë qenë urtësi, e në mesin e tyre ishte edhe kjo: ‘O ti sunduesmendjemadh,
unë nuk të kam dërguar për të mbledhur dhe grumbulluar pasuri, por unë të kam dërguar
të më kursesh nga lutja e të dëmtuarit, sepse unë me të vërtetë atë nuk e
refuzoj, madje edhe nëse ajo vjen nga jobesimtari.’ ”

Gjithashtu, ka qenë edhe kjo urtësi: “Çdo
i mençur, çdo kush që ka mendje, dhe i cili nuk është i detyruar të bëjë diçka
që është në kundërshtim me mendjen, i ka katër orë:

(1) një orë në të cilën i drejtohet Zotit
tij,

(2) një orë në të cilën do të mendojë për
atë që Zoti ka krijuar,

(3) një orë në të cilën ai do ta
rishqyrtojë vetveten dhe

(4) një orë në të cilën ai do të vetmohet
vetëm me Zotin e Lartësuar dhe Fisnik. Kjo ora e fundit do t’i shërbejë dhe do
t’i ndihmojë edhe në rastet e tri orëve të tjera.”

Në suhufe ka qenë edhe kjo urtësi: “Çdo i
mençur, i cili nuk është i detyruar të bëjë diçka që është në kundërshtim me
mendjen, duhet të angazhohet për tri gjëra:

(1) së pari që ta përgatisë furnizimin për
Ditën e kthimit,

(2) që të kërkojë furnizimin për jetën,
dhe

(3) që të kënaqet në atë që nuk është
haram.”

Edhekjo urtësi ka qenë në suhufe: “Çdo i
mençur, i cili nuk është i detyruar të bëjë diçka që është në kundërshtim me mendjen,
duhet të jetë i kujdesshëm në kohën në të cilën jeton, që t’i kthehet gjendjes
së tij, që taruajë gjuhën e tij. Kushdo që e konsideron edhe fjalën si vepër të
tij, ai nuk do të flet asgjë përveç asaj që i përket atij.”

Thotë Ebu Dherri (r.a.), unë i thashë atij: “Të
dua më shumë se babanë dhe nënën time, më thuaj, çka ndodhi me suhufet e Musait
(a.s.)?”

Pejgamberi (savs) i thotë: “Ato ishin vetëm mësimedhe
mençuri.Aty gjendeshin edhe këto urtësi:

– Është e çuditshme me atë që beson në
zjarrin e xhehenemit, se si mund të qesh!

– Është e çuditshme me atë që është i
sigurtë për vdekjen, se si mund të gëzohet!

– Është e çuditshme me atë që e sheh se si
dynjaja luan me mbështetësit e saj, kurse ai ende mbështetet në të!

– Është e çuditshme me atë që është plotësisht
i bindur në caktimin (e Allahut), dhe pastaj zemërohet dhe hidhërohet!Dhe

– Është e çuditshme me atë që është
absolutisht i sigurt se nesër do të japë llogari, dhe asgjë nuk ka përgatitur.

Unë i thashë atij: “Të dua më shumë se
babanë dhe nënën time, a ka mbetur ndonjë gjë që ka qenë në broshurat e tyre?”

Ai mu përgjigj: – Po, o Eba Dherr: “Shpëtimin do të arrijë ai që pastrohet (nga tëkëqijat); dhe që e përmend emrin e Zotit të vet dhe bënë namaz!Por ju, përkundrazi, më shumë po e parapëlqeni jetën e kësaj bote; por, jeta tjetër është më e mirë dhe e përhershme (amshuar).Kjo, me të vërtetë, ka qenë shënuar në faqet (e librave) e broshurat e lashta; librat (broshurat) e Ibrahimit dhe Musait.”(Surja el-A’la, 14-19)

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-