Nëse Islami është fe e dashurisë, pse muslimanët i vrasin kafshët për Bajram?

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Pyetje:

Jemi në prag të Bajramit
të Kurbanit, dhe muslimanët do të vrasin një numër të madh të kafshëve në emër
të sakrificës.
Më intereson pyetja, a është kjo në përputhje me humanizmin dhe butësinë në të
cilën thirret Islami?

Përgjigjja:

Allahu i Lartësuar
thotë: “Te Allahu nuk arrin as mishi i tyre as gjaku i tyre, por te Ai arrin
vepra e mirë – e bërë nga ju!”
(el-Haxh, 37)

Sipas Islamit, vepra
e mirë është e vlefshme tek Allahu, ndërsa mishi nuk do të thotë asgjë. Në fetë
e tjera, ata në altarëmbajnë fruta dhe mish, duke ia dedikuar Zotit të tyre.

Nga ana tjetër, kur
muslimanët e flijojnë një kafshë përkurban, ata 1/3 ua shpërndajnë të varfërve,
1/3 tjetër të afërmve, dhe pjesën tjetër (1/3) e mbajnë për familjen e tyre.

Kur muslimanët bëjnë
sakrificë, ata u sjellin dobi njerëzve të tjerë, u japin atyre ushqim.

A është ndarja e
ushqimit, vepër e mirë apo e keqe?A është humane apo johumane?

Sigurisht që është
humane dhe e mirë.

Juve po ju mundon
pyetja pse muslimanët hanë mish.

Ju mund të jeni
musliman të mirë, edhe nëse jeni vegjetarian të pastër.

Nuk është detyrim i
muslimanëve të hanë mish.

Mirëpo, nëse Allahu
na ka lejuar diçka, pse duhet ta refuzojmë?

“Edhe shtazët i
krijoi Ai për ju; me to – ju ngroheni (nga prodhimet e tyre), e keni edhe dobi
të tjera, dhe me to – më së shumti ushqeheni.”
(en-Nahl, 5)

Shkenca moderne na
tregon se mishi është i pasur me vitamina dhe proteina. Mishi është ushqimi i
vetëm që i përmban të gjitha proteinat. Trupi i njeriut ka nevojë për 24
aminoacide. Nga 24 prej tyre, 8 nuk prodhohen nga trupi ynë, andajato duhet t’i
marrim përmes ushqimit.

Analizoni se çfarë
dhëmbësh kanë bimëngrënësit. Ata kanë vetëm dhëmbë të rrafshtë. Mishngrënësit
kanë dhëmbë të mprehtë, sepse nuk hanë bimë. Qëndroni para një pasqyrejedhe
shikoni dhëmbët. Do të shihni se njerëzit kanë dhëmbë të mprehtë dhe të rrafshtë.
Nëse Zoti ka dashur që ne të hanim vetëm ushqim vegjetarian, pse Ai na dha
dhëmbë të mprehtë?

Sistemi tretës i bimëngrënësve
mund t’i tretë vetëm bimët, jo mishin. Nga ana tjetër, sistemi tretës
mishngrënës mbështet vetëm mishin dhe nuk i toleron bimët. Vetëm sistemi
njerëzor është i përshtatshëm për të dyja llojet e ushqimit.

Nëse Zoti do të
donte që ne të hanim vetëmushqim vegjetarian, pse Ai na dha që të mund të
tretim edhe mish edhe bimë?

Përgjigjur nga: Dr.
Zakir Naik; Akos.ba

Përkthim: Miftar
Ajdini

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-