Nuk ka asnjë mik si ai që ka frikë nga Allahu, dhe vetëm për hir të tij shoqërohet me ty

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Shpesh pyesim veten se ku
qëndron suksesi dhe si mund ta ndryshojmë gjendjen e muslimanëve në të cilën
ata gjenden sot?!

Le të shërbehemi me përvojën e njërit prej
kolosëve të Islamit, Muavije b. Ebi Sufjanit (r.a.), i cili në vitet e 70-ta të
jetës së tij, kur është pyetur sesi e ka jetuar jetën në këtë botë, ai është
shprehur:

“Kam veshur lloje të ndryshme të rrobave,
por nuk kam provuar asgjë të ngjashme me devotshmërinë.
Kam pirë çdo lloj pije, por nuk kam shijuar asgjë më të hidhur sesa poshtërimi
i njerëzve.

Kam ngrënë nga çdo lloj i ushqimit, por më i
shijshëm ishte durimi në fatkeqësi.

Kam pasur miq, por nuk ka asnjë mik si ai që ka
frikë nga Allahu, dhe vetëm për hir të Tij shoqërohet me ty.”

A nuk është pikërisht kjo për të cilën ka
potencuar Allahu i Plotfuqishëm dhe i Dërguari i Tij?

A nuk është kjo devotshmëria për të cilën Allahu
i Lartësuat thotë:“Po petku i devotshmërisë, ai është më i miri…”(el-A’raf,
26)

Thelbi i devotshmërisë do të ishte: “Frika
nga Allahu i Plotfuqishëm, veprimi sipas Shpalljes, kënaqja me pak dhe përgatitja
për ditën e shkuarjes.”

“Durimi në fatkeqësi”–gjithashtu është ilaç, të cilin duhet ta
shpenzojmë për tapërmirësuar gjendjen tonë, sidomos sot kur armiku nuk ka lënë pa
e përdorur asnjë mjet për ta sulmuar Islamin. Jo për shkak se ne jemi të fortë dhe
të fuqishëm, por për shkak se ne e kemi lëshuar drejtimin tonë dhe jemi larguar
nga Libri i Allahut.

Tregim: Le ta dëgjojmë këtë tregim dhe të
nxjerrim mësime që ta kuptojmë se kush duhet të jetë modeli ynë dhe si të sillemi
me vëllezërit muslimanë.

Abdullah ibn Zubejri (r.a.), kishte një parcelë
me palma në Medine. Përbri saj, ishte parcela e Muavije ibn Ebi Sufjanit, halifit
të muslimanëve asokohe, por
që jetonte në kryeqendrën e halifatit, në Damask.

Një ditë, punëtorët e halifit hyjnë në parcelën
e Abdullahut, gjë e cila u përsërit edhe disa ditë të tjera. Abdullahu
zemërohet shumë dhe i shkruan një letër Muaviut. Mes këtyre të dyve ekzistonin
pakënaqësi dhe mëri të vjetra.

Në letër, Abdullahu i shkruan:“Nga Abdullah
ibn Zubejri, drejtuar Muaviut, të birit të Hindes, që kafshon mëlçi
njerëzish!Punëtorët e tu kanë hyrë disa herë në parcelën time, prandaj jepu
urdhër që të mos e shkelin më tokën time. Përndryshe, betohem në Zotin e madh,
se do të bëhesh pishman përse ke lindur!”

Muaviut, i cili njihet për maturinë dhe
urtësinë, i mbërriti letra në Damask dhe e lexoi. Ai e thirri të birin e tij,
Jezidin dhe i tha:”Po ti, çfarë mendon o Jezid?”

Jezidi iu përgjigj:”Mendoj t’i dërgosh një
ushtri e cila fillimin e ka tek ai dhe fundin këtu në Damask dhe të ta sjellë
kokën e tij…”

Muaviuu përgjigj:”Do të bëj diçka tjetër më
të mirë dhe më të dobishme për lidhjet që kemi!”

Pastaj i shkroi një letër, në të cilën i
thoshte:”Nga Muaviu ibn Ebi Sufjani, drejtuar Abdullah ibn Zubejrit, të
birit të Esma-së, asaj që ka sakrifikuar aq shumë për sigurinë e Pejgamberit(a.s.).
Pasha të madhin Zot, po ta kisha të gjithë botën do të ta dhuroja ty. Nëse
parcela ime që kam në Medine, do të shtrihej gjer këtu në Damask, do të ta
kisha dhënë. Kur ta marrësh këtë letër, bashkoja parcelën time parcelës tënde,
punëtorët e mi punëtorëve të tu, se i ke dhuratë prej meje. Unë shpresoj të
fitoj parajsën e Zotit, e cila është më e gjerë sesa Toka me qiejt.”

Kur Abdullah ibn Zubejrie lexoi letrën, i
rrodhën lot saqë iu lag dhe mjekra. Ai e mori rrugën për në Damask dhe me tu
takuar me halifin Muaviun, të cilit kur mbërriti, ia puthi kokën dhe i tha:”Zoti
mos na privoftë nga urtësia dhe mençuria jote!”

Këtij brezi,Allahu idha fitore dhe e bëriqë ata
të sundojnë në Tokë. Ata e munden vetveten dhe pasionin e tyre, andaj Allahu u
dha fitore edhe mbi armiqtë e tyre.

Ja edhe një tjetër porosi, të cilën duhet vazhdimisht
ta mbajmë në mend.

Njerëzit kërkuan nga Ibrahim ibnEd’hemi që të ulet dhe të bisedojë me ta, por ai
u tha atyre se është i zënë dhe i fiksuar me katër gjëra të mëdha. Kur e pyeten,
se cilat janë ato gjëra, ai u tha atyre:

E para: Allahu i Plotfuqishëm në Ditën e
Gjykimit do të thotë: “Këta robër janë për zjarr, kurse këta për xhenet dhe
nuk brengosem për këtë”
, kurse unë nuk e di se në cilin grup do të jem.

E dyta: Melekue ka shkruar në ditën e fryrjes
së shpirtit tim, se a do të jem nga të lumturit apo nga të pakënaqurit, kurse
unë nuk e dise kujt do t’i përkas.

E treta: Meleku i vdekjes do të pyesë, se a do
ta merr shpirtin tim në Islam apo në kufër, kurse unë nuk e di se cila do të
jetë përgjigjja.

E katërta: Do të bëhet thirrje që njerëzit e dhunshëm, tiranët të veçohen, kurse unë nuk e di se a do të thirrem edhe unë në mesin e tyre.

Jusuf Ebu Sinene;

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-