Persona ende të panjohur nga fshati Bresanë e Dragashit, kanë kërcënuar Bashkësinë Islame të Kosovës. Në letrën kërcënuese, ata janë shprehur të revoltuar me përfaqësuesit e Bashkësisë Islame, të cilët nuk kanë dhënë asnjë mbështetje për ndërtimin e xhamisë së re në këtë fshat.
Imami i Xhamisë së re në Bresanë,Kasam Muhamedi, e ka publikuar para xhematit letrën kërcënuese. Sipas tij, letra është vendosur në një kuti të xhamisë.
Kërcënuesit përmes asaj letre kërkojnë që mos të lejohen ta vizitojnë xhaminë e re zyrtarët më të lartë të Bashkësisë Islame të Kosovës, transmeton TVPZ
“Në të kundërtën nëse ndodh një gjë e tillë, nuk garantohet siguri për ata”.
Muhamedi tregon se kërcënuesit kanë kërkuar në letër që të mos lejohet ardhja e përfaqësuesve të Bashkësisë Islame në Bresanë, pasi që nuk kanë dhënë asnjë kontribut për ndërtimin e xhamisë së tyre.
“Kërkoj që këta persona të panjohur të demaskohen”, thotë ai./opojaonline.net/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.