A jeni aktualisht në izolim dhe po pyesni se cili do të jetë tatuazhi juaj i rradhës?
Ashtu si me modën, trendet vijnë dhe shkojnë. Artisti i tatuazheve Forest Lewis ka ndarë disa nga çmenduritë më të mëdha të vitit 2020, transmeto lajmi.net.
Dikur ishin futbollistë të tillë si David Beckham, por Forest ka parë një rritje të reperëve si frymëzim për zgjedhjet e tatuazheve.
Forest shpjegoi se si ai po “sheh një rritje të popullaritetit në tatuazhet shumë themelore, gati stil burgu”.
Artisti i tatuazheve shtoi: “Duke ndjekur rregullat themelore të një tatuazhi tradicional, por edhe më shumë të zhveshur dhe të papërpunuar”.
Reperët si Post Malone, Travis Scott dhe Lil Peep kanë krijuar të gjithë “një valë njerëzish që duan tatuazhe të thjeshta por të guximshme, me deklarata në vende ekstreme të dukshme si qafën, duart dhe fytyrën”, shpjegoi Forest.
Ekzistojnë gjithashtu stile që “kurrë nuk plaken dhe gjithmonë kanë një rrjedhë të qëndrueshme të popullaritetit si mëngët japoneze, tatuazhet klasike”, shpjegon Forest. /Lajmi.net/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.