Syfyri dhe iftari

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Ngritja në syfyr është
vepër e bekuar të cilën agjëruesi nuk duhet ta neglizhojë qoftë edhe me një gotë
ujë, sepse Allahu dhe melekët sjellin bekime për atë që bën syfyr. ““Bëni
syfyr, ngase në syfyr ka bereqet” thotë Muhamedi a.s.

Gëzimi i pritjes së
iftarit është shumë emocionues. Ato janë momente ku agjëruesi përjeton kulmin e
nënshtrimit dhe devotshmërisë sepse është larguar nga ngrënia dhe pirja si dhe
dëshirat tjera vetëm për hir të Krijuesit. “Për agjëruesin ka dy gëzime,
kur çel iftar dhe kur të takohet me Zotin e tij.”

Sipas besimtarëve,
iftari bashkë me mëngjesin e hershëm të pranverës janë dy momente të veçanta gëzimi
dhe kënaqësie për çdo besimtarë në këtë botë.

 Sunet është të shpejtohet iftari. Transmeton
Sehl b. Sa’d se i dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Do të vazhdojnë
njerëzit të jenë në mirësi për aq kohë sa do ta shpejtojnë iftarin”

Enesi r.a. ka thënë: “Asnjëherë nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut të fal akshamin para se të çel iftar, qoftë edhe me një gllënjkë ujë.”

Përshtati: A. D. Islampress

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-