Falënderimi qoftë për Allahun Zotin e të gjitha botëve. Salavati,
paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin Muhamed (savs), dhe mbi të
gjithë robërit e ndershëm të Allahut.
Allahu i Plotfuqishëm, në Kurani famëlartë,
thotë:
وَقَضَىٰ رَبُّكَ أَلَّا تَعْبُدُوا إِلَّا إِيَّاهُ
وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا ۚ إِمَّا يَبْلُغَنَّ عِندَكَ الْكِبَرَ
أَحَدُهُمَا أَوْ كِلَاهُمَا
فَلَا تَقُل لَّهُمَا أُفٍّ وَلَا تَنْهَرْهُمَا
وَقُل لَّهُمَا قَوْلًا كَرِيمًا
“Zoti yt ka urdhëruar që ta adhuroni vetëm
Atë dhe t’u bëni mirësi prindërve. Nëse njëri prej tyre, ose të dy, arrijnë
pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre: “Uh!”, dhe mos i kundërshto ata (me fjalë
të këqija), dhe drejtohu atyre me fjalë respekti.” (el-Isra, 23)
TREGIM:
Ky është një tregim i pikëllueshëm i një babai,
të cilin e kishte harruar vajza e tij…
Një gjysh i moshuar pak kohë më parë, duke
mbijetuar me një pension të vogël, duke kritikuar egërsinë e jetës, dhe se si
gjërat u kthyen përmbys.
Ai thotë se vajza e tij së voni e thirri nga
Amerika, që të lavdërohet se kishte blerë një qen të vogël për 800 dollarë. (‘Ta
them të drejtën hoxhë, ajo tepër rrallë më telefonon’)
“Dhe unë po mendoja me veten time: ‘Vajza
ime e dashur, do të ishte më mirë nëse ato para do t’ia dërgoje babait tënd, unë
do kisha leh sa herë që të dëshiroje!” Por çka të bësh, ka ardhë kohë e tillë,
kur nuk e sheh i veti të vetin’, përfundoi gjyshi me sy të përlotur.
Pejgamberi (savs), ka thënë: “Mirësia
ndaj prindërve është më e mirë se namazi, agjërimi, haxhillëku, umreja dhe lufta
në rrugën e Allahut.”
Le t’i ruajmë dhe të kujdesemi për prindërit
tanë, ata janë një nga garancitë tona për jetë të lumtur në këtë botë.
Mos të lejojmë që prindërit tanë të bëhen xhelozë
për qentë dhe gjërat e tjera të parëndësishme në këtë botë.
“Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre
krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! mëshiroi ata të dy, sikurse më
edukuan mua kur isha i vogël.” (el-Isra, 24)
Përkthim: Miftar Ajdini
(Islampress)
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.