Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person është vetëdorëzuar javën e kaluar në stacionin policor në Dragash pasi që ka kërcënuar zv.Kryeministren e Kosovës, Edita Tahiri.
Ky person sipas policisë është mbajtur në mbajtje 48 orë, më pas është liruar dhe po merret prokuroria me të.
Thuhet se kërcënuesi e ka ofenduar dhe kërcënuar Tahirin përmes sms në numrin e saj mobil. Ndërsa shkak i kërcënimit thuhet se është arsyeja e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel. /Opoja.Net/
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.