Gordon Ramsay prezanton ëmbëlsirën e shkëlqyeshme të përgatitur në shpejtësi.
Përbërësit:
– 35 gramë sheqer pluhur;
– 225 gramë djathë maskarpone;
– 1 lugë vanilje ekstra;
– 4 lugë të vogla brendy, apo ndonjë verë deserti;
– 170 ml ajkë të ëmbël;
– 4 biskota;
– 225 ml kafe të fortë;
– çokollatë të grirë në rende.
Përgatitja:
Më parë përzieni ajkën e ëmbël dhe sheqerin.
Veçantë përzieni djathin maskarpone, verën dhe ekstraktin e vaniljes.
Pastaj përzieni tretjen me djathin maskarpone dhe ajkën e ëmbël.
Biskotat njomni në kafe, radhisni në një gotë dhe qitni sipër tretjen.
Sipër ëmbëlsirës qitni çokollatën e grirë në rende.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.