4 familje me gjithsejtë 11 anëtarë nga Durrësi, ndodhen në shtëpinë e Mirazim Gashit në Brezne të Dragashit, i cili ka hapur dyert për bashkëombasit. File Qypi dhe Bardhok Çuni, tregojnë për tmerrin që përjetuan duke i shpëtuar më të keqës nga tërmeti shkatërrues.
Por, përkundër tronditjes psikologjike, thonë se ndjehen të qetë në shtëpinë ku janë strehuar dhe për zëmërgjërësinë e treguar për t’ua hapur dyert e shtëpisë atyre dhe për ndihmën që po ua bëjnë me ushqime dhe gjësende tjera të nevojshme tifo- grupi prizrenas “ Arpagjikt”. Drejtuesit e “ Arpagjikve” në Prizren, të cilët kishin sjellur ndihma për këto familje sonte, thonë se janë duke realizuar aktivitete të ndryshme siç janë dërgimi i ndihmave në Shqipëri dhe në Kosovë ku janë sistemuar familje të prekura nga tërmeti, ndërsa deri më tani kanë arritur që të gjejnë strehim për rreth 40 familje nga zonat e prekura. Aktivitetet tona do të vijojnë pandërprerë për t’u dal në ndihmë vëllezërve dhe motrave tona, shprehen lideri Nderim Hoxha dhe David Thaçi.
Zotëri Mirazim Gashi, thotë se të hapesh dyert për bashkëkombasit tanë është më shumë se një obligim moral, dhe ndjehet i lumtur që atë po e ndihmojnë tifo grupi “ Arpagjikt” dhe ndjehet i lumtur që edhe vëllezërit dhe motrat e gjakut kanë gjetur një vend për t’u qetësuar nga tmerri që kanë përjetuar. Ndryshe, ditëve të fundit është rritur ndjeshëm numri i personave që cilët në pamundësi të qëndrimit në shtëpitë e tyre si pasojë e tërmetit kanë ardhur në Kosovë dhe janë sistemuar nëpër shumë objekte banimi.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.