24 vjeçari nga Prizreni vdes në një aksident në Gjermani

Opoja.net Opoja.net Diaspora

Një 24 vjeçar nga Kosova ka vdekur në një aksident në Gjermani.

Bëhet fjalë për Gentrit Sallaukan, nga Prizreni.

Ngjarja tragjike ka ndodhur më 5 korrik, në Westerwald.

Lajmi u bë i ditur për Klankosova.tv nga Burim Sallauka, familjar i të ndjerit.

“Ka pasur aksident. Dy shoferat kanë vdekur, ka shpëtuar pasagjeri shoku i Genit. Ka qenë në rrugë të vetën. Është goditur direkt nga një veturë”, tha ai për Klankosova.tv

Ai theksoi se “Geni” siç e quan ai e ka dashur shumë Kosovën.

Varrimi i Gentrititi do të bëhet nesër në Prizren, në ora 17:00.

Lidhur me rastin ka raportuar edhe gazeta e njohur gjermane Bild.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-