14 shkurti jo vetëm një ditë, por një jetë!

Autor: Mr. Nexhati Spahiu

Autor: Mr. Nexhati Spahiu

Opoja.net Opoja.net Opinione
Fjala “dashuri”, në Kuran përmendet 83 herë po aq sa fjala “bindje”, 83 herë !
Fatkeqësisht po jetojmë një një kohë ku gjërat nuk vlerësohen dhe respektohen ashtu siç e meritojnë, dashuri të vërtet pak mundë të gjesh.
Në anën tjetër, ne jemi dëshmitarë se si ndjehet sot dashuria, si shihet ajo dhe sa besohet !
Për keqardhje merremi me shumë gjëra të cilat nuk janë tradit e jona as në aspektin kombëtarë e as në ato Islame.
Vrapojmë pas gjërave të huaja, duke i lënë vlerat tona të çmuara. Mundohemi të fitojmë një identitet të ri dhe një kulturë të re duke lënë identitetin dhe kulturën tonë, a thua deri kur kështu?!
Dashuria në Islam është vlerë, është kulturë është identitet.
Islami është fe e dashurisë së vërtetë dhe të sinqertë e cila bazohet në atë që është e bukur dhe fisnike.
Mbi fjalën dashur ndërtohet kjo fe, me fjalën dashuri mbrohet dhe ruhet familja, atdheu, pra çdo gjë e përfshin dashuria: dashuria ndaj Krijuesit, dashuria ndaj të Dërguarit të Tij, dashuria ndaj fesë, dashuria bashkëshortore, dashuria familjare, dashuria farefisnore, dashura ndaj vendit, ndaj popullit dhe dashuria ndaj njerëzve në përgjithësi.
Shtrohet pyetja sot a kemi ndonjërën prej ketyre dashurive në praktikën tonë ?
Dashuria nuk ndërtohet përmes filmave, serialeve, emisioneve të ndryshme që po degjenerojnë rinin ton, përmes romaneve dhe novelave që thërrasin në degjenerim.
Islami udhëzon ta tregoni dashurinë për bashkëshorten gjatë gjithë jetës në vazhdimësi dhe jo vetëm në një ditë të vetme për 14 shkurt !!!
O Allah! Na përmirëso gjendjen tonë.
Mbjillë në zemrat tona dashurinë për Ty, për Muhammedin a.s., për atdheun tonë, për familjet tona dhe për njërëzit në përgjithësi.
Amin!
Mr. Nexhati Spahiu
/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-