Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dhënë detaje rreth takimit të sotëm me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, në samitin e Brdo pranë Kranjit në Slloveni.
Kurti në një postim në “Twitter” ka bërë të ditur se kanë biseduar për procesin e Berlinit, lirinë e lëvizjes dhe njohjen e diplomave.
“Në një takim me kancelaren Merkel, presidentin Emmanuel Macron dhe presidentin e Serbisë, ne folëm për Procesin e Berlinit, lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave. Ne mbështesim marrëveshjet në të cilat të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor trajtohen si të barabarta dhe qytetarët janë përfituesit përfundimtarë”, shkruan Kurti.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.